Lavrovi, vizitë dyditore në Turqi
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vizitojë Turqinë të premten dhe të shtunën, tha zëdhënësja ruse Maria Zakharova, ndërsa të dyja vendet përgatiten për një vizitë në Turqi nga presidenti Vladimir Putin.
Lavrovi do të marrë pjesë në një forum dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk.
Rusia dhe Turqia po përgatiten për një vizitë të Putinit, e cila sipas Kremlinit do të zhvillohet pas zgjedhjeve presidenciale. /abcnews