Burri që u gjet i vdekur në Gjilan në xhep kishte rreth 80 mijë franga dhe tre telefona celularë
Një burrë u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese.
Rasti ka ndodhur në rrugën Kamenicë të Gjilanit.
Mësohet nga burimet se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.
Bëhet e ditur se tashmë i ndjeri ishte shpallur i zhdukur nga fillimi i janarit. /klankosova