Samiti për Ukrainën, zbardhet axhenda e Zelenskyt në Tiranë
Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.
Agjenda e plotë të samitit:
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – ëDoorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
13.30 – ëKryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.