Qytetarit i shtypet fatura 158 euro, pasi reagon e njëjta i faturohet 32 euro

Një person është ankuar për vlerën e lartë të shifrës në faturën e energjisë elektrike.

Ky shqetësim është ngritur te faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, duke u shpjeguar se pas reagimit të qytetarit, inkasanti ka përmirësuar gabimin, duke e kthyer shifrën nga 158.95 euro në 32.10 euro.

Ankesat vazhdojnë të jenë të shumta nga numër i madh i qytetarëve lidhur me fryrjen e faturave të rrymës.