Aksident në Greqi, vdes një shqiptar
Një aksident me motoçikletë ka ndodhur në Greqi ku si pasojë ka mbetur i vdekur një shqiptar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26-vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, transmeton Klankosova.tv.
Mendohet se motoçikleta me të cilën ai po udhëtonte ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në trotuar, gjë që ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.