Liverpooli fiton Kupën Carabao, mposht Chelsean pas vazhdimeve

Liverpooli ka arritur të fitojë Kupën Carabao, duke e mposhtur Chelsean në finale.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në stadiumin “Wembley”.

Skuadra e Kloppit arriti të triumfojë pas vazhdimeve nga 15 minuta lojë.

Golin e shënoi Van Dijk në minutën e 118-të.

Kësisoj, me këtë fitore Liverpooli shpallet fitues i Kupës Carabao. /Zëri