Tre simptoma të kancerit që duhet t’i kushtoni vëmendje kur uleni për darkë
Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar britanikët për tre simptomat e kancerit që të gjithë duhet të jenë në vëzhgim kur ulen për darkë.
Ato mund të shfaqen gjatë ngrënies dhe nuk duhen injoruar. Janë 375,000 raste të reja me kancer të diagnostikuar çdo vit dhe në çdo dy njerëz, një pritet të zhvillohet në një moment të jetës së tyre.
Por identifikimi i tij është çelësi dhe sa më herët e më shpejtë të nisni trajtimin, aq më shumë shanse keni për të bërë një shërim të plotë.
Shoqata bamirëse e kancerit “Macmillan” thotë se disa simptoma mund të ndikojnë në mënyrën se si ushqeheni.
Nëse vërehen këto, duhet të vizitoni një mjek të përgjithshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
ChronicleLive raporton se e para për të cilën duhet të keni kujdes është humbja e oreksit – dhe nëse nuk ndiheni aq të uritur si zakonisht, ose nëse ngopeni shpejt, duhet të rezervoni një takim me një mjek.
Një tjetër simptomë që duhet t’i kushtoni vëmendje është vështirësia në gëlltitje, përtypje ose ndjesi sikur diçka ju ka ngecur vazhdimisht në fyt.
Së fundi, nëse keni dispepsi mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Macmillan ju këshillon të flisni me një mjek nëse vuani fryrja e stomakut, veçanërisht për periudha të gjata.
Ndërsa fryrja është një simptomë e shumë kushteve të ndryshme, ajo është dëshmuar gjithashtu në format e kancerit ovarian, peritoneum dhe fallopian, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.