7 ushqimet që përmbajnë më shumë proteinë se sa një vezë
Përderisa një vezë përmban 6.3 gramë proteinë ka shumë ushqime të tjera që janë të pasura me proteina.
Karkalecat e detit janë të parët që renditen si burim i mirë i proteinave, raporton EatingWell.
85 gramë karkaleca të detit përmbajnë 20 gramë proteinë.
Peshqit janë po ashtu janë të mbushur me proteinë.
Një peshk i vogël salmon i konservuar përmban afërsisht 18 gramë proteinë. Përveç proteinës peshqit janë të pasur me acidin e shëndetshëm yndyror omega3 dhe janë burim i mirë i kalciumit dhe vitaminës D.
Gjiza është ushqimi tjetër që përmban proteinë. Çdo gjysmë gote me gjizë përmban 12 gramë proteinë.
Buranitë janë ushqimi i radhës që përmban proteinë dhe fibra.
Gjysmë gote burania përmban 9 gramë proteinë.
Bademet konsiderohen shumë të mira për shëndetin dhe janë po ashtu një burim i mirë i proteinës.
35 bademe përmbajnë 9 gramë proteinë. Këto arrore janë të pasura edhe me vitaminë E si dhe kalcium.
Qumështi i fermentuar, që njihet si kefir, është një pije shija e të cilës i ngjan asaj të jogurtit, i cili është gjithashtu burim i mirë i proteinës.
Një gotë kefir përmban 9 gramë proteinë. Kefiri është burim i mirë edhe i kalciumit, fosforit e vitaminës D.
Ushqimi tjetër që përmban proteinë është kosi i kulluar.
170 gramë kos i kulluar përmban 15 gramë proteinë, dhe përmban gjithashtu edhe kalcium e probiotik.