Dhjetë mendime të bukura për punën
“Në qoftë se nga përtacia do të shtrihem në shtrat dhe të më zërë gjumi, atëherë më mirë të vdesë”
Johann W. Goethe
“Plogështia e dobëson trupin, puna e kalit atë. E para sjell pleqëri të hershme, e dyta rini të gjatë”
Celsus
“Asnjeri, asnjëherë, nuk është mbytur në djersën e tij”
Ann Landers
“Kur dëshira dhe aftësia punojnë së bashku, atëherë pritet një kryevepër”
John Ruskin
“Sa më fisnike të jetë puna, aq më e madhe do të jetë kënaqësia”
Arthur Schopenhauer
“Në qoftë se dy persona në të njëjtin vend pune, bien dakord gjithmonë për çdo gjë, atëherë vetëm njëri nga të dy është i dobishëm. Nëse ata kundërshtohen vazhdimisht, janë të dy të dobishëm”
Darryl F. Zanuck
“Një makinë mund ta bëjë punën e pesëdhjetë njerëzve të zakonshëm, por asnjë makinë nuk mund ta bëjë punën e një njeriu të jashtëzakonshëm”
Elbert Hubbart
“Të jesh i zënë, është justifikimi më i mirë për të mos punuar”
Keneth Tyman
“Çdokush që mund të ecë deri tek zyra e ndihmës sociale, mund të ecë edhe deri në punë”
Al Capp
“Jo puna, por natyra është e përjetshme”
Aristoteli