Studimi: Alkooli, një vrasës global

Alkooli çdo vit lë 2.8 milionë persona të vdekur, duke shkaktuar kancer, sëmundje të zemrës, aksidente rrugore dhe po ashtu mund të shkaktojë tuberkulozin,

Kështu thuhet në një studimi të ekipit ndërkombëtar të hulumtuesve të publikuar në Lancet Medical Journal.

Gjatë këtij studimi nuk është gjetur ndonjë fakt se pirja jo e shpeshtë e tij mund t’i mbajë njerëzit të shëndetshëm ose të ndihmojë në shëndet.

“Rreziqet shëndetësore që lidhen me alkoolin në fillim janë më të vogla me një pije në ditë, ato pastaj rriten me shpejtësi kur njerëzit fillojnë të pijnë më shumë”, ka thënë Dr. Max Griswold i Institutit të Shëndetit në Universitetin e Washingtonit.

Ky hulumtim ndërkombëtar është bërë nga qindra kërkues që shqyrtuan të dhënat nga më shumë se 1000 studime.