Ndahen çmimet vjetore për vitin 2023
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023.
Anton Nikë Berishës i është dhënë çmimi për vepër jetësore “Azem Shkreli”.
Kurse çmimi për prozë i është dhënë Afrim Demirit, çmimi për poezi Halil Matoshit, çmimi për kritikë/eseistikë u është dhënë Kujtim Shalës dhe Nysret Krasniqit, çmimi për përkthim Blertë Ismailit, kurse çmimi për krijimtari për fëmijë sivjet nuk është i dhënë askujt, ani pse ka pasur propozime për këtë çmim.
Juria e përzgjedhur nga MKRS-ja për çmimet e sivjetme, qenë në këtë përbërje: Bardh Rugova, kryetar: Naime Beqiraj, Alban Beqiri, Azem Deliu dhe Vlora Ademi. /rtk