PDK-ja e gatshme për zgjedhje, mobilizon strukturat partiake
Këshilli Politik i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua lidhur me zhvillimet politike në vend.
Kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritet i PDK-së është mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet parlamentare, të cilat është e domosdoshme të mbahen sa më parë, për t’i dhënë fund keqqeverisjes e për ta rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.
Tutje, Krasniqi ka thënë se, PDK-ja do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe karshi tyre do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion, që të ruaj interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Në mbledhjen e zhvilluar sot me anëtarët e Këshillit Politik të Partisë Demokratike të Kosovës, me theks të veçantë folëm për zhvillimet politike në vend dhe vendimet e fundit të Këshillit Drejtues të PDK-së.
Prioritet i PDK-së është mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet parlamentare, të cilat është e domosdoshme të mbahen sa më parë, për t’i dhënë fund keqqeverisjes e për ta rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.
PDK do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe karshi tyre do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion, që të ruaj interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.
Anëtarët e Këshillit Politik i falënderova për punën dhe angazhimin e tyre me shumë sfida gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit, ndërsa në këtë vigjilje, ua urova edhe festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës. /Zëri