Bislimi kritikon Lajçakun për qasje joneutrale ndaj Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, u tregua i ashpër ndaj emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bislimi kritikoi Lajçakun për qasjen jo të drejtë dhe joneutrale për sa i përket çështjes së dialogut.

Zëvendëskryeministri shtoi se Lajçaku nuk ka përmendur fare se në kuadër të delegacionit me të cilin ishte takuar ishin kryesisht përfaqësues të OJQ-ve nga Kosova.

“Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës. Lajçaku duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutrale’ të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, shkroi Bislimi në Twitter. /Zëri