Jeton Bytyçi zgjidhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur Jeton Bytyçin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Në procesin e votimit morën pjesë 96 deputetë, ku prej tyre kandidati Bytyçi mori 69 vota dhe emri i tij do t’i propozohet për dekretim presidentes Vjosa Osmani, ndërsa kandidati tjetër, Selman Ymeri, arriti t’i marrë 19 vota, ndërsa tetë vota u shpallën të pavlefshme.