Gruaja e lindur me gjysmë zemre sjell në jetë binjakë

Një grua 36-vjeçare, e lindur me vetëm një barkushe zemre, solli në jetë binjakë në Spitalin Universitar Gemelli të Romës.

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, rasti i saj është i pari në Itali dhe vetëm një nga katër në botë.

Lindja u bë e mundur për shkak të vendosmërisë së gruas, si dhe përpjekjeve të specialistëve të Spitalit Pediatrik të Romës, të cilët janë kujdesur për të që në fëmijëri me sëmundje kongjenitale të zemrës dhe punonjësve të spitalit Gemeli, ku ajo ka lindur me prerje cezariane.

Nëna dhe binjakët, një djalë dhe një vajzë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“E dija se po rrezikoja shumë me gjysmën e zemrës time, por doja të bëhesha nënë. Të lindësh binjakë është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shtoi ajo. /abcnews