Dardan Vuniqi zgjidhet anëtar i KPK-së
Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur Dardan Vuniqin anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Fakultetit Juridik të UP-së.
Në votimin e fshehtë kanë marrë pjesë 90 deputetë, ku 49 vota mori Dardan Vuniqi dhe 36 Emine Avdyli-Pozahari, ndërsa 5 vota ishin të pavlefshme, transmeton Zeri.info.
Vuniqi do të ketë mandat pesëvjeçar si anëtar i KPK-së. /Zëri