Serbia ankohet se iu ndalua sërish kalimi i një dërgese me dinarë në Kosovë
“Sipas urdhrit të Albin Kurtit, kalimi i një ngarkese tjetër me dinarë nga buxheti i Serbisë sot është ndaluar në Jarinjë”, ka thënë Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, raporton N1info.
“Me këtë, Kurti ka thënë qartë se e ashtuquajtura periudha e tranzicionit është gënjeshtër e pastër dhe se po punohet gjatë gjithë kohës për të funksionalizuar vendimin për ndalimin e dinarëve”, thuhet reagimin e kësaj zyre.
Paratë, siç thonë ata, janë dërguar “sipas të gjitha procedurave të përcaktuara disa dekadashe”, të cilat parashikojnë që dërgesa e dinarëve në Jarinjë me të gjitha certifikatat të merret nga kompania britanike “Henderson” dhe të transportohet në kasafortën në Leposaviq, por që hyrja e dinarëve është e ndaluar.