Musliu: Shefi i AKI-së do të ftohet për raportim në Komision
Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu bëri të ditur se javën e ardhshme do të ftohet për të raportuar shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, në Komision rreth planit për atentat ndaj kryeministrit Kurti të raportuar në media, me rastin e vizitës në Maqedoninë e Veriut.
Ajo ka folur edhe për rastin kur zyrtarët e AKI-së kanë dy shtetësi. “Deri më tani nuk mund as të mohoj, as të pohoj që zyrtarët e AKI-së të kenë dy shtetësi. E kam parim që çështjet e tilla të diskutohen në bazë të informacioneve të sakta. Ka edhe ministra që kanë dy shtetësi, ndoshta me ligjin e ri në planin legjislativ në muajin dhjetor të këtij të parashihen”, tha ajo.