Çështja e dinarit, temë diskutimi në takimin e Kurtit me shefin e OSBE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim dje shefin e Misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Ambasadori Davenport dhe kryeministri Kurti diskutuan mbi temat aktuale në Kosovë, përfshirë fazën tranzitore dhe informuese të zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore dhe fushat e bashkëpunimit.
Në takim, ndër të tjera, u theksua edhe rëndësia e komunikimit efektiv me publikun, me ç’rast u përmend videomesazhi i kryeministrit drejtuar komunitetit serb në Kosovë, në gjuhën serbe, në lidhje me përmbajtjen, qëllimet dhe zbatimin e Rregullores në fjalë.
Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme në projekte dhe fusha me interes të përbashkët. /Zëri