Bajrami: Falë politikave të Kurtit, SHBA-ja për herë të parë po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë një përmbledhje të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti në tre vjet qeverisje.
Sipas Bajramit, “falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën”.
Ajo ka përmendur edhe masat e tjera ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, mospërfundimin e projekteve infrastrukturore, shtrenjtimin e rrymës, inflacionin, sigurimin shëndetësor e mosrritjen e pagës minimale.
Sipas saj, Qeveria u ka dalë në mbrojtje zyrtarëve të saj, duke e penguar kështu drejtësinë ta kryej punën e vet.
“Ka korrupsion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt Qeveria u del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryejë punën e vet flet për korrupsion. Për më tepër e thotë Raporti i fundit për Vendin i Komisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro.
Ka nepotizëm, s’ka mbetë institucion pa u kapë nga militatatë partiakë e familjarë. Një numër i madh i institucioneve janë vakante, ose punojnë me ushtrues detyre”, shkroi Bajrami.
Tujte Bajrami ka shtuar se për shkak se nuk ka pensionim të parakohshëm për policët, nuk ka trajtim të dinjitetshëm për asnjë kategori që i shërben shtetit, njerëzit po ikin.
“Nuk ka pensionim të parakohshëm për policët, nuk ka trajtim të dinjitetshëm për asnjë kategori që i shërben shtetit, andaj njerëzit e këtij vendi po ikin. E vërteta është se keni dështu. Rruga e Re është rruga e vetme, dhe koha jonë po vjen”, përfundoi Bajrami në profilin e saj zyrtar në Facebook. /Zëri