Vdekja e shtetases amerikane në Brezovicë, Policia jep detaje

Një shtetase amerikane ka vdekur të martën pasi e kishte zënë orteku i borës gjatë skijimit në Brezovicë.

Incidenti tragjik kishte ndodhur te vendi i quajtur “Foleja e Shqiponjës”, transmeton Zeri.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri