Mblidhet Qeveria, në rend dite marrëveshja për rrugën Tetovë - Prizren
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë - Prizren” (MMPHI).
Po ashtu në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstrakteve të Procesverbaleve dhe Transkriptet nga mbledhjet: 180 dhe 182 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 179, 181, 183 dhe 184 elektroniket korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM), shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia” (MD), shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatën Administrative (MD).
Po ashtu bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “Lokalitetin Arkeologjik Municipiumi Ulpiana - Justiniana Secunda” pjesë e trashëgimisë në mbrojtje të përhershme (MMPHI) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 KijevëZahaq, Segmenti Kijevë-Dollc (AMPHI), shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë-Bresallc (MMPH) , shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në shfrytëzim të pronës në Zonën Kadastrale Gënçar, Komuna Prizren, e menaxhuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës (MKRS) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar, me qëllim të ofrimit të strehimit (MD).
Qeveria ka në rend dite edhe këto pika, shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020 (ZKM), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi (MD) Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Zbatim të Ndërsjellë të Vendimeve Gjyqësore në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi (MD), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi (MD), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (MPB), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projekti “Programi-Nxitja dhe Lejimi i Mundësive për Siguri të Ujit” (MEFPT), shqyrtimi i Draftit të Strategjisë të Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT) në Kosovë për vitet 2024-2030 (MMPHI), shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Farërat (MBPZHR).
Qeveria do të informohet mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian gjatë vitit 2023 (ZKM), dhe mbi të arriturat në zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës - Agjendës për Reforma Evropiane.