Gjilanasi kërcënon me vrasje vëllanë, dërgohet në Psikiatri

Një person nga Gjilani është dërguar në Psikiatri, pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Ai kishte kërcënuar me vrasje vëllanë e tij, transmeton Zeri.info.

“Më 13.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllanë e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në Repartin e Psikiatrisë, në mbikëqyrje të Policisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri