Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKUK, nisin hetimet

Një person është dërguar të martën pa shenja jete në QKUK-në në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se nuk dihen rrethanat e vdekjes, ndërsa kanë nisur hetimet, transmeton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri