Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, ku në rend dite janë katër pika.
Në rend dite është edhe votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zgjedhja e Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Po ashtu në rend dite është zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës së Kosovës.