Bisedimet e armëpushimit Izrael-Hamas duket se përfundojnë pa përparim

Bisedimet që përfshinin SHBA-në, Egjiptin, Izraelin dhe Katarin përfunduan sot pa rezultat.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi zhvilloi një takim me drejtorin e CIA-s, William Burns dhe kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, me qëllim arritjen e marrëveshjes për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Më pas, një deklaratë e shërbimit shtetëror të informacionit egjiptian përmendi një “gatishmëri për të vazhduar konsultimin dhe koordinimin” mbi çështjet kryesore, duke sugjeruar se nuk ishte bërë ndonjë përparim.

Një zyrtar palestinez tha se palët po kërkonin një formulë të pranueshme për Hamasin, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Një zyrtar i Hamasit tha se grupi u tha pjesëmarrësve se nuk beson që Izraeli nuk do të ripërtërijë luftën nëse pengjet izraelitë që ai mban lirohen.

Delegacioni izraelit u largua nga Kajro për në shtëpi, tha një gazetar i Reuters. Zyra e kryeministrit izraelit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.