Presidentja falënderon Iowan për njohjen e 17 shkurtit Ditë të Pavarësisë

Përmes një ceremonie të veçantë shteti i Iowas ka zyrtarizuar sot 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka falënderuar Guvernatorin e Iowas, Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate.

“Faleminderit që u bashkuat me ne për të ngritur lart flamurin tonë dhe për të festuar miqësinë tonë të qëndrueshme dhe partneritetin strategjik, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë dita ditës”, shkroi Presidentja Osmani në platformën X.

Ndërkohë, edhe shteti amerikan i Michiganit ka njoftuar se e ka zyrtarizuar datën 17 shkurt si ditën e Pavarësisë së Kosovës.