Kurti shkruan për mbështetjen ndaj komunës së Leposaviqit
Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati së bashku me ministrin e minoriteteve Nenad Rashiq dje kanë vizituar kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.
Murati tha se arsye për vizitën ishte lansimi i masës për mbështetjen e punësimit të 2,000 punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut.
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për këtë mbështetje institucionale për komunat në veri.
“Në komunën me shumicë serbe të Leposaviqit, ministri serb Rashiq dhe ministri shqiptar Murati shpallën masën më të re të punësimit të Qeverisë sonë, për të mbështetur deri në 2000 vende pune për banorët e 4 komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në ‘X’.
In the Serb-majority municipality of Leposavic, ë Serb Minister Rasic and ë Albanian Minister Murati announced our Govt's newest employment measure, to support up to 2,000 jobs for residents of 4 Serb-majority municipalities in the north of Kosova. More: https://t.co/NQbSwOBo2G
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2024