Taravari në Tetovë: Ndryshime të mëdha po vijnë
Në një tubimin sot, Arben Taravari, kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka bërë një deklaratë të fortë për ndryshime të mëdha në vend.
Ai theksoi se ASH ka zgjedhur rrugën e bashkimit dhe ndryshimit për të sjellë përparim dhe për të shërbyer interesat e qytetarëve.
Taravari njoftoi se negociatat me partitë opozitare janë në rrugën e duhur dhe pritet të arrihet një marrëveshje e pa diskutueshme për ndryshime konkrete. Ai beson se kjo do të jetë e rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe për të hapur një kapitull të ri në historinë politike të vendit.
“Tash kur të dalim së bashku 4 patrit pra ASH si prise dhe partitë e LEN-it imagjinoni se çka do të ndodhi ne nuk mundemi më të mbajmë tubime nëpër salla. Mendoj qe na duhen hapësira me te mëdha, sepse populli nuk ndalet, ndryshimi ka nisur”, theksoi ai.
Ndërkaq, një nga mesazhet kryesore të konferencës ishte që Bashkimi Evropian është rruga e vetme drejt përparimit të Shqipërisë, shkruan Telegrafi. ASH dhe partitë tjera shqiptare, si Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, u angazhuan unanimisht për të vazhduar në rrugën evropiane dhe për të përmbushur synimet e BE-së për integrimin dhe reformën.
Në fund, Taravari dha një sinjal të qartë për të gjithë qytetarët se ASH dhe aleatët e saj janë të vendosur për të bërë ndryshime reale dhe për të përfaqësuar interesat e tyre me kredibilitet dhe përgjegjësi.