Mbyllen pjesët e para: City në epërsi ndaj Copenhagenit, Leipzigu dhe Reali pa gola
Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të vlefshme për rundin e 16-të.
Manchester City po udhëheq me 2-1 në udhëtim te Copenhageni.
Golat për Cityn i shënuan De Bruyne (10’) dhe Silva (45'), kurse për Copenhagenin realizoi Mattsson (34’).
Kurse, Leipzigu dhe Real Madridi përfunduan pjesën e parë ashtu siç ia nisën 0-0. /Zëri