Shteti i Iowas e njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në SHBA ka njoftuar se shteti i Iowas e ka njohur edhe zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin e postuar në X, Ambasada ka falënderuar Guvernatorin Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate për këtë vendim.
“Kjo deklaratë është një dëshmi e vërtetë e miqësisë dhe partneritetit të thellë që gëzojnë Kosova dhe Iowa”.
“Faleminderit që festuat Ditën e Pavarësisë me ne dhe për angazhimin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë rrugës”, ka thënë Ambasada në njoftim.
Tutje, thuhet se që nga viti 2013, “partneriteti ynë vetëm është forcuar, nga partneriteti i Gardës Kombëtare të Iowa-s deri te marrëdhëniet e Qytetit si Motër me nëntë komuna e më gjerë”.
“Jemi të lumtur që shohim bashkëpunimin tonë të lulëzojë në akademi, kulturë dhe mes njerëzve tanë”.
Kosova më 17 shkurt feston 16-vjetorin e pavarësisë.
Exciting news! We want to extend a huge thank you to Governor Kim Reynolds and Secretary of State Paul Pate for officially recognizing February 17th as Kosovo Independence Day in Iowa! ë
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) February 13, 2024
Since 2013, our partnership has only grown stronger, from the Iowa National Guard… pic.twitter.com/iuO9mVc3u0