Mësohet shuma e transferimit të Blesas në Rumani, edhe Rahoveci përfiton nga shitja e tij
Jalen Blesa u bë futbollisti i radhës që kalon nga Superliga e Kosovës në elitën e futbollit në Rumani.
Universitatea Craiova njoftoi zyrtarisht sonte për transferimin e tij nga Prishtina.
Sulmuesi spanjoll nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Sipas mediumit rumun “ProSport”, klubi nga Craiova ka paguar 200 mijë euro për Blesan.
23-vjeçari te Prishtina kishte kaluar nga Rahoveci në janar të vitit të kaluar. “Vreshtarët” kishin mbajtur 20% të kartonit, andaj edhe ata do të përfitojnë nga transferimi i tij në Rumani.
Jalen Blesa ka shënuar 11 gola në 21 ndeshje këtë sezon me skuadrën kryeqytetase.
Përveç te Prishtina e Rahoveci, ai në Kosovë ka luajtur edhe te Istogu.
Blesa ka bërë karrierë edhe te Arlesey Town në Angli, si dhe te Masnou në Spanjë. /Express/