Ish-trajneri i Unitedit futet në listën e Barcelonës si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Xavin
Ish-trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, është lidhur së fundmi me një kalim tek Barcelona.
Pas njoftimit shokues të Xavit për largim nga klubi në fund të sezonit, ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të fillojnë ‘gjahun’ për zëvendësuesin e tij.
Rangnick i cili momentalisht është në krye të kombëtares së Austrisë, po pëlqehet shumë nga presidenti Joan Laporta.
Kujtojmë se Rangnick më herët ka pasur një aventurë të suksesshme në Gjermani me Leipzigun, aty ku u dallua si një trajner që ka një sy të veçantë për talentët.
Ai me shumë mençuri transferoi në klub lojtar si Emil Forsberg, Naby Keita dhe Timo Werner, blerje këto që rezultuan të ishin të suksesshme.
Atij gjithashtu i janë dhënë merita të mëdha për rritjen meteorike të Leipzigut, nga një ekip që bën gara në kategoritë më të ulta të futbollit gjerman, deri tek pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve nga 2015 deri në 2021.
Sidoqoftë, aventura e tij me Manchester United nuk kishte shkuar sipas planeve, pasi e përfunduan sezonin në pozitën e gjashtë me 58 pikë.
Në rast se bëhet emërimi i Rangnick si trajner i Barcelonës, kjo nuk do të ishte hera e parë që një gjerman ulet në stolin e klubit.
Barcelona më herët ka qenë nën menaxhimin e dy trajnerëve gjermanë, Hans Weisweiler 1975/1976 dhe legjenda Udo Lattek që i drejtoi në vitet 1981 dhe 1983./Telegrafi/