Vazhdon problemi i financimit të mbrojtjes në Hagë
Në Gjykatën Speciale është mbajtur një konferencë për ecurinë e çështjes tek rasti i Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala. Mbrojtjet e tyre u ankuan për Ministrinë e Drejtësisë që nuk po përmbush obligimet e saj ligjore për financimin e mbrojtjes.
Është mbajtur konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.
Këtyre iu është bashkuar aktakuza për ndërhyrje në drejtësi.
Ekipet mbrojtëse u ankuan për financimin e tyre nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas tyre, pavarësisht komunikimeve me shkrim me këtë dikaster, nuk kanë dhënë ende ndonjë vendim.
Për këtë Gjykatësi i Procedurës Paraprake dha një urdhër gojor.
Urdhëroj zyrën administrative që të kontaktoj në mënyrë urgjente Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë qe të hulumtojë dhe të bëjnë kërkime për çështjen e financimit të ekipeve mbrojtëse. Nuk pranoi pezullim të çështjes deri sa të zgjidhet çështja e financimit.
Mbrojtësit e Januzit dhe Shalës, u ankuan për kushtet e paraburgimit dhe kushtet në të cilat po realizohen komunikimet mes tyre.
“Para disa kohësh janë krijuar mundësitë e transmetit të materialeve në mënyrë elektronike në komunikim në distancë mes avokatit dhe klientit. Ne kemi probleme me këtë sistem. Kërkoj që kjo çështje të zgjidhet. Po ashtu, problematike është hapësira fizike në dhomë në konsultime ligjore. Januzi u vendos përballë tualetit kur po konsultoheshim, dhe kjo është poshtëruese dhe nënçmuese. Kjo nuk duhet të ndodhë më”, tha Jonathan Rees – avokat i Sabit Januzit.
“Ne kemi një shqetësim të madh për kushtet e paraburgimit, ku po kufizohen vizitat familjare në 10 ditë për muaj. Kemi bërë ankesë edhe me shkrim, por dua ta rikujtoj se Shala është i akuzuar dhe jo i dënuar. Këto kufizime për vizita familjare janë shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut. Mbrojtësit u ankuan edhe për vonesat në përkthim të materialeve”, deklaroi Toby Cadman – avokat i Haxhi Shalës.
Ndikim në punën e tyre si mbrojtje, ana ajo e Bahtijarit, u tha se ndikojnë edhe kontrollet mjekësore.
“Data 22 qershor për ne është si kohë e përshtatshme për dorëzim të dosjes paraprake, pasi kam edhe dosjen e kontrollit shëndetësor të klientit që më merr kohë për inkorporimin e saj. Më duhet më shumë kohë bazuar në gjendjen shëndetësore të Bahtijarit”, u shpreh Felicity Gerry – avokate e Ismet Bahtijarit.
Në konferencat e ardhshme të çështjes pritet të diskutohet edhe koha e kalimit të çështjes në trup gjykues. /teve1