Chelsea mbyll interesin e Bayern Munichut për Mudrykun

Chelsea bllokoi përpjekjen e Bayern Munichut për të nënshkruar me Mykhailo Mudrykun në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Fabrizio Romanos, Bayern Munichu konsideroi një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me anësorin e Chelseat në huazim në afatin kalimtar të janarit pas lëndimit në gju të Kingsley Comanit, por skuadra e Premierligës e bllokoi përpjekjen e tyre.

Blutë nuk donin të ndaheshin me ukrainasin, të cilin e nënshkruan për 89 milionë euro nga Shakhtar Donetsku një vit më parë. Mudryku ka qenë larg të qenit mbresëlënës që kur iu bashkua Bluve, pasi ka shënuar vetëm katër herë në 44 paraqitje në të gjitha garat, dhe ai po lufton për të mbajtur një vend të rregullt në formacionin fillestar të Mauricio Pochettinos. /Zëri