Anglia pritet të marrë vendimin kontrovers për Kobbie Mainoo para Euro 2024
Anglia pritet të marrë një vendim kontrovers për Kobbie Mainoo para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Mainoo ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të Manchester United së fundmi, teksa bëri paraqitjen e tij të dhjetë nga minuta e parë në Ligën Premier, në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Aston Villës të dielën.
Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ishte prezent në “Villa Park” për të parë paraqitjen e Mainoo, në mesin e zë se 18-vjeçari do të zë një vend tek “Tre Luanët” para fillimit të Euro 2024 këtë verë.
Sipas Mail Online, Mainoo, i cili ka të drejtë të përfaqësojë gjithashtu edhe Ganën, do të pranonte një ftesë nga Anglia pasi më herët kishte luajtur për ta tek grupmoshat U16, U18 dhe U19.