Haxhiu flet për marrëveshjen për burgjet me homologun danez
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim në Ministrinë e Drejtësisë homologun danez, Peter Hummelgaard.
Gjatë takimit u diskutua rreth rëndësisë së ratifikimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar.
Në anën tjetër, Haxhiu ka njoftuar Hummelgaardun se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.