Dua Lipa, bashkëprezantuese në “BAFTA 2024”

Dua Lipa ka qenë mjaft aktive me projekte televiziv që nga publikimi i filmit Barbi vitin e kaluar, kështu duket se e ka nisur edhe këtë vit pasi këngëtarja me origjinë nga Kosova do ta prezantojë ceremoninë e “BAFTA Film Awards 2024”.

Bashkë me Dua Lipën, në prezantim do të jetë edhe aktorja e Hollywood-it me origjinë nga India Deepika Padukone, e cila po ashtu kishte tërhequr vëmendjen e publikut vitin e kaluar pasi bëri debutimin e saj në Oscars, shkruan Zeri.info.

Kësaj radhe Padukone ka marrë një ofertë të re, pasi është shpallur si prezantuese në “BAFTA Film Awards 2024”.

Ndërkohë listës së prezantuesve i janë bashkuar edhe figura të tjera si: Cate Blanchett, David Beckham dhe figura të tjera priten t’i shtohen kësaj liste. /Zëri