Gati 28.500 palestinezë të vrarë në Gazë
Që nga 7 tetori e deri më sot pretendohet të jenë vrarë rreth 28.473 palestinezë në sulmet izraelite në Gazë.
Këtë e ka bërë të ditur ministria e shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi.
Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve, transmeton Zeri.info.
Përveç personave të vrarë, ministria raporton se shifra e të plagosurve shkon deri në 68.146 persona.
Ndërsa Izraeli kundërshton të gjitha shifrat e ministrisë, duke pretenduar se Hamasi po i fryn ato për të krijuar iluzionin e një krize humanitare.
Tutje, Hamasi e mohon këtë dhe e akuzon Izraelin se synon qëllimisht civilët. /Zëri