Modelja Emina Çunmulaj emërohet “Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida”

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, është shpallur nga shteti shqiptar, "Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida".

Kredencialet si ‘Konsulle e Nderit’ i janë dhënë nga ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati.

Lajmin e ka konfirmuar vetë  ajo përmes një postimi të postuar në rrjetin social Instagram.

“Me nder pranoj rolin e Konsull Nderit të Shqipërisë në Florida”, kanë qenë fjalët e yllit të famshëm.

Emina jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka ndërtuar karrierë të bujshme në fushën e modelingut.

E njëjta lirshëm mund të thuhet se është një nga modelet më të suksesshme shqiptare që ka korrë suksese në tregun ndërkombëtar.

Emina ka një lidhje të veçantë me Malin e Zi, nga edhe e ka prejardhjen, ndonëse vjen për vizitë shumë shpesh. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)