Rohde: Kosova e Serbia me qasje humbëse, po i kënaqin audiencat lokale e s’po afrohen me BE-në
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se këtë të premte fillon Konferenca e Sigurisë në Munih, me tematikë për dinamikën “humb-humbje” në politikën ndërkombëtare.
Rohde ka pyetur se a nuk i përshtatet kjo dinamikë situatës aktuale sa i përket raportit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori gjerman ka thënë se të dyja shtetet i kënaqin audiencat lokale, ndërkohë që s’bëjnë përparim drejt afrimit te synimi i përbashkët, që është Bashkimi Evropian.
“Tema e këtij viti: Dinamika humb-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë. Që të dyja deri tani po e kënaqin audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si BE-ja”, shkroi Rohde.
The 60th @MunSecConf begins on Friday. This year's theme: lose-lose dynamics in int politics. Doesn't that fit perfectly with what we currently see between ë&ë? Both satisfy so far their local audiences, but don‘t get closer to common goals like the ë.https://t.co/6Own3tbIv5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 13, 2024