Rama: Janari i 500 mijë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se janari i thuajse 500 mijë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se këtë janar janë shënuar 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, raporton Zeri.info.
Sipas tij, pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike.
“Janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike! 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, shkroi Rama. /Zëri