A duhet të ndihet e rrezikuar Serbia nga shitja e “Javelin”-it Kosovës? Kështu përgjigjet komandanti amerikan
Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, John Harris, është pyetur nga mediat serbe nëse Serbia duhet të shqetësohet me faktin që SHBA-ja po e armatos Kosovën me raketat “Javelin”.
Harrisi ka thënë se pajisjet ushtarake amerikane mund të gjenden kudo.
Ai tutje ka shtuar se është e rëndësishme që partneriteti të ndërtohet mes ushtrive dhe politika t’u lihet politikanëve.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë dhe ua lëmë politikën politikanëve”, ka thënë Harrisi për Tanjug-un në Washington, ku mori pjesë në një pritjen e organizuar me rastin e ditës së shtetësisë të Serbisë.