Inspektorati e gjobit me 300 euro qytetarin për hedhje mbeturinash, e detyron ta pastrojë hapësirën

Inspektorati i Prishtinës ka njoftuar se ka gjobitur një qytetar me 300 euro, pasi kishte hedhur mbeturina në hapësirën e kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, ai është detyruar ta pastrojë hapësirën ku kishte hedhur mbeturinat, raporton Zeri.info.

“Në ditët në vijim Inspektorati do të vazhdojë kontrollet në zona të ndryshme në kryeqytet, prandaj kërkojmë që të gjithë të veprojmë në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë organet e kryeqytetit në synimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit. /Zëri