Xhaferi: Janë bërë hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e problemit me dokumentet personale

Kryeministri Talat Xhaferi thotë se janë bërë hapat e parë për zgjidhjen e çështjes së lëvizjes në territorin e shtetit, sa u përket lejeve të vozitjes, librezave dhe policave të sigurimit.

“Për nevojat e komunikimit me jashtë, duhet të ketë procedura gjyqësore për sigurimin e dokumenteve të duhura. Shpresoj që 650 mijë qytetarë sot as të kenë nevojë dhe as mundësi të largohen nga vendi. Vetë qytetarët duhet të lajmërohen dhe të kontaktojnë njësitë rajonale të MPB-së për ndërrimin e dokumenteve”, tha Xhaferi duke iu përgjigjur pyetjes se cili është mesazhi i tij për 650 mijë qytetarët e Maqedonisë që nga sot nuk munden të largohet nga vendi pa pasaportë me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.