Scholzi bën thirrje për prodhimin masiv të armëvë në Evropë
Ndërsa Europa po lufton për të furnizuar Ukrainën me municione, gjigandi gjerman Rheinmetall po investon për një afat të gjatë, duke ndërtuar një fabrikë të re predhash artilerie me ambicie për të dhjetëfishuar prodhimin.
Nga viti 2025, pritet të prodhohet municion për armë 155 mm; qëllimi është që në mënyrë progresive të arrijë 200,000 fishekë në vit. Sipas kancelarit, ky është një “sinjal” për europianët, të cilëve u ka bërë thirrje të forcojnë bazën industriale mbrojtëse të kontinentit të vjetër.
“Ne duhet të prodhojmë armë në një shkallë të gjerë,” këmbënguli Scholz.
Pavarësisht miliarda eurove të alokuara për dërgimin e armëve nga vendet e BE-së në Ukrainë pasi ushtria ruse pushtoi territorin e saj, shtetet anëtare janë ende larg arritjes së një kapaciteti prodhimi të mjaftueshëm për ta mbajtur atë me kalimin e kohës dhe për të rimbushur rezervat e tyre.
Është një “nevojë urgjente. Sado i ashpër të jetë ky realitet, ne nuk jetojmë në një kohë paqeje”, theksoi kancelari Scholz, i cili denoncoi edhe një herë ato që i konsideronte “ambicjet perandorake” të presidentit rus Vladimir Putin, duke i quajtur një “kërcënim të madh”. /abcnews