Rusia shpall në kërkim kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas
Rusia vendosi të martën në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë Kaja Kallas. Ministria e Brendshme e Rusisë përfshiu Kallas në një bazë të dhënash, si “një person në kërkim”, sipas kodit penal.
Por nuk përmendi ndonjë akuzë specifike.
Kallas ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022. Ajo ka qenë një nga zërat më të fortë në Bashkimin Evropian dhe në NATO në favor të dërgimit të më shumë armëve për Ukrainën. /abcnews