Pse takimi i Mbretit Charles III me Princin Harry zgjati vetëm 30 minuta
Lajmi për diagnostifikimin me kancer të Mbretit Charles III ra si një bombë . Siç pritej, Princi Harry nxitoi në krahun e babait të tij për të mësuar detajet e diagnozës.
Mirëpo, takimi babë e bir ka zgjatur vetëm 30 minuta, mësohet se ka ngritur pikëpyetje. Një ekspert vuri në dukje se arsyeja për kohëzgjatjen e shkurtër ishte sepse mbreti donte të mbante nivelet e stresit të ulëta.
Një ekspert i lartë mbretëror vuri në dukje në mënyrë specifike se një takim më i madh u shmang në mënyrë që të mos i shkaktonte monarkut stres të panevojshëm. Autori dhe transmetuesi Robert Jobson tha se ajo që i duhej më shumë mbretit ishte një paqe dhe qetësi.
Ai i tha Sun: “Ju nuk dëshironi që presioni i tij i gjakut të rritet. Mbreti nuk është shumë mirë, sido që të jetë kanceri, ai po mjekohet.
Gjëja më e mirë për të është të jetë i qetë. Pas puthjes dhe përqafimit fillestar, të dua babi, shpresoj të shërohesh shpejt, çfarë temash duhet të ngrihen? Gjërat që do të rrisin presionin e gjakut”.
Mbreti Charles u shfaq në humor të mirë të dielën në mëngjes teksa ndoqi një shërbesë në kishën e Shën Maria Magdalenës, vetëm disa orë pasi u njoftua për herë të parë diagnoza e tij e kancerit. /abcnews