Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale
Kryetari i Kuvendit të RMV-së Jovan Mitreski, nesër (e mërkurë, 14 shkurt) do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, ndërsa është duke u konsultuar me shërbimet parlamentare nëse në të njëjtën kohë do të shpallen edhe zgjedhjet kuvendare të cilat duhet të mbahen më 8 maj.
Në një intervistë për AIM, ai thotë se nëse nuk shpallen zgjedhjet në të njëjtën kohë, sigurisht që do të respektonte afatet kushtetuese, që janë 70 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 14 shkurt sepse është detyrimi im kushtetues, detyrim që buron nga Kushtetuta. Në Kushtetutë shkruhet nga 70 deri në 90 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve. Në fakt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është 24 prilli, që do të thotë se 70 ditë më parë ishte 14 shkurt dhe më pas do të shpallen zgjedhjet presidenciale”.
“Nuk kam marrë ende vendim nëse zgjedhjet e rregullta parlamentare do të shpallen në të njëjtën ditë. Jam duke bërë disa konsultime me shërbimet në Kuvend. Nëse nuk ka pengesë, pse të mos e bëjë atë në të njëjtën ditë”, tha Mitreski. /Telegrafi