Një person i armatosur dhe i maskuar grabit rreth 5000 euro në një zyrë në Ferizaj
Një rast i grabitjes së armatosur është raportuar të hënën në Ferizaj.
Viktima femër ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në zyrë është futur një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur rreth 4600 euro para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Zëri